I doli videoja ku është duke pirë kokainë/ Kryebashkiaku i Bulqizës del sot para SPAK

    Kryetari i Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla do të merrët sot në pytje nga nga Prokuroria Speciale Antikorrupsion, një ditë pasi u publikua videoja ku Alla shfaqet duke pirë kokainë në një lokal.

    Mësohet se kryebashkiaku do të dalë para SPAK sot në orën 17:00.

    SPAK njoftoi sot se ka nisur një hetim ndaj Allës, ndërkohë që ky i fundit ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij. Përmes reagimeve kryebashkiaku Alla pohoi se në video nuk ishte ai dhe se gjithçka ishte e montuar nga PD, ndërsa shtoi se për ekzistencën e saj kishte dijeni që një vit më parë.