Izolohet Kina/ Virusi po përhapet me shpejtësi

    Kina është nën alarm teksa 15 qytete janë izoluar dhe koronavirusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin.

    Numri i popullsisë në këto qytete arrin në një total prej 57.2 milion banorësh. Këto qytete ndodhen në provincen Hubei, e cila është epiqendra e virusit.  Çdo urdhër bllokimi ndryshon nga qyteti në qytet, por të gjithë po përjetojnë ndalimin e shërbimeve të transportit publik. 

    Popullsia e Wuhan është 11 milionë banorë ndërsa afër Huanggang me nje popullsi prej 7.5 milion banorë. Në këto qytete marketet dhe kinematë janë mbyllur.  Transporti hekurudhor është bllokuar, po ashtu janë bllokuar edhe rrugët.