Çfarë ndodh me trupin tuaj kur nuk pini cigare për 15 ditë

A e keni menduar ndonjëherë të lini duhanin? Filloni merreni më seriozisht sepse tymi I duhanit I ekspozon mushkëritë dhe të gjitha veshjet mbrojtëse të muskujve, me më shumë se 7,000 kimikate.

Këto substanca mund të shkaktojnë inflamacion dhe dëme të qelizave ndërtuese të këtyre muskulaturave.

Ju duhet të filloni t’I kushtoni më shumë rëndësi asaj që I ndodh organizmit kur lini cigaren. Lënia e saj është e vështirë, por pse mos ta provoni. Ja çfarë ndodh në etapa të ndryshme të lënies së cigares:

24 orët e para

Nëse je duhanpirës, mushkëritë janë të ekspozuara ndaj shumë substancave të dëmshme përfshi këtu nikotinën dhe monoksidin e karbonit.

Këto kimikate kanë efekt të drejtpërdrejtë me presionin e gjakut dhe me rrahjet e zemrës.

Në vetëm 20 minutat e para nga momenti kur lini cigaren, tensioni i gjakut dhe pulsi rikthehen në nivele të shëndetshme.

Dhe brenda 24 orëve, nivelet e monoksidit të karbonit bien, duke e lejuar oksigjenin që ndodhet në gjak të arrij nivelet e duhura.

Gjithashtu brenda një dite, qarkullimi i gjakut në ekstremitetet e trupit, fillon të përmirësohet.

Dita e dytë

Brenda 48 orëve të lënies së cigares, qelizat e nuhatjes dhe të shijes fillojnë të rigjenerohen.

Madje fillon të zhduket dhe ‘fryma e duhanpirësit’, një aromë e cila është karakterisitikë e të gjithë duhanpirësve.

Shumë shpejt mbas lënies së cigares, qelizat qerpikore që gjenden në brendësi të mushkërive, fillojnë dhe punojnë më mirë.

Kështu funkisonin e nxjerrjes së toksinave jashtë organizmit, e kryejnë më saktë.

Pavarësisht efekteve positive, lënia e cigares ka të njëjtat shenja si substancat e tjera narkotike.

Pasi të keni kaluar 48 orët e para trupi fillon dhe e kërkon nikotinën, dhe në pamundësi për ta gjetur kalon një shok.

Prandaj në këtë fazë mund të ketë raste të marramendjes, tensionit të ulët apo të përzjerave.

Pas 15 ditësh

Kur kanë kaluar përreth dy javë nga lënia e duhanit, qarkullimi i gjakut përmirësohet, duke rritur nivelet e largimit të helmeve nga trupi.

Nga ana tjetër qarkullimi i gjakut ka si funksion dhe furnizimin me oksigjen të qelizave të organizmit, gjë që pas lënies së duhanit fillon dhe normalizohet.

Shenjat që nikotina lë në gishërinjt dhe në dhëmbët tuaj do të fillojne dhe të zhduken.

Gjithashtu dhe volumi i ajërit që mbajnë mushkëritë fillon dhe të rritet.

Duke qenë se prodhimi i mukusit të mushkërive fillon dhe të rritet javët e para të lënies së cigares, në fillim të javës së tretë rrugët e frymarjes do të jenë më të pastra.

Gjë që sjell eleminimin gradual të kollës me sekrecione që shkakton konsumimi i cigares si dhe parandalim të infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes.

Jeni gati për të lënë cigaren?

Nëse keni vendosur që ta lini duhanin është mirë që të këshilloheni me mjekun tuaj.

Kështu nuk do të jeni të vetëm në këtë rrugëtim, dhe do të reduktoni mundësit e rifillimit të cigares.

Por dhe nëse ju e rifilloni, mos u shqetësoni, diçka e tillë është normale dhe ndodh shumë shpesh, e rëndësishme është që të jeni të vendosur.

Gjithashtu një sistem mbështetës është thelbësor në lënien e duhanit, gjeni miq dhe bindni familjarët që t’iu mbështesin këtë vendim, si dhe ndryshoni mënyrën e jetesës.