Tavë me spinaq, e lehtë për t’u përgatitur dhe shumë e shijshme

Gjithçka që ju duhet për një super drekë ose darkë e keni këtu:

Përbërësit:

1 kg spinaq

1 pana e vogël

Vezë sipas dëshirës

300 ml qumësht

40 gr gjalpë

20 gr miell

Djathë pice

Kripë

Erëza sipas shijes tuaj

 Përgatitja:

Pasi ta keni larë spinaqin vendoseni në një tenxhere me fare pak uje që të ziejë për rreth 15 minuta.

Pas 15 minutash kullojeni nga lëngu që ka lëshuar dhe bëni një masë në formë pureje me të. Më pas shtoni vezët dhe kremin e panes. Ndërkohë përgatitni  beshamelin me gjalpë, qumësht dhe miell dhe kripë.

Lëreni masën e përgatitur paksa të trashë dhe më pas shtojeni atë në përgatitjen me spinaq.

Lyeni enë e pjekjes me gjalpë ose me vaj dhe hidhini të gjithë përbërësit e përgatitur aty.

Vendoseni në furrë të piqet për  20-30 minuta në temperaturë 180 gradë.

Nxirreni nga furra, spërkateni me djathin e grirë dhe futeni përsëri, por me temperaturë më të lartë se më parë që të shkrihet  djathi dhe të marrë një ngjyrë të artë.

Ju bëftë mire,

Nga Ernesta Spaho