Befason aktorja serbe: Kosova është e pavarur edhe pse nuk ka një vend në OKB

Aktorja dhe producentja, Bojana Maljeviç, ka befasuar me qëndrimin e saj për Kosovën.

Ajo ka deklaruar se duhet pranuar fakti se Kosova është shtet, edhe pse nuk ka ulëse në Kombet e Bashkuara.

“Kosova është e pavarur, pa marrë parasysh a ka ulëse ose jo në OKB”, deklaroi ajo për mediat serbe.

 “Kjo nuk nënkupton se të dyja palët duhet të jenë njësoj të kënaqura, edhe pse do të duhej, sepse ky është kuptimi i kompromisit”, theksoi aktorja serbe.

Ajo është pyetur nëse çështja e Kosovës duhet zgjidhur me marrëveshje apo duhet të vazhdojë gjendja e konfliktit dhe është përgjigjur në favor të marrëveshjes.

“Kurrë nuk do të isha për konflikt. Më duket se konflikti në Ballkan ka rëndësi të madhe. Dialogu zgjatë shumë, jo nga kjo qeverisje por e kaluara. Në atë kuptim, nëse konfederata ndërkombëtare mund të përmirësojë diçka ose shpejtojë arritjen e kompromisit dhe zgjidhjes, atëherë duhet të bëhet”, përfundoi Maljeviç.