Reali fiton derbin e qytetit kundër Atleticos, mban kreun e La Liga

Në sfidën mes Realit dhe Atletico Madritit, ka fituar Reali. 

Nën drejtimin e Zinedine Zidane skuadra ka mposhtur me rezultatin 1-0 Atletico Madridin në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në La Liga.

Sfida nisi shumë mirë për ‘Los Blancos’, duke pasur disa raste në pjesën e parë, njësoj si Atletico, por asnjëra skuadër nuk gjeti rrugën e rrjetës.

“Los Blancos” vazhdoi të kërkonte golin edhe në pjesën e dytë, dhe kur po luhej minuta e 56’, ishte Karim Benzema ai që shënoi për 1-0, duke shfrytëzuar asistimin e dhënë nga Ferland Mendy.

Me këtë fitore, Real Madrid ngritët në kuotën e 49 pikëve, duke shkuar përkohësisht në 6 pikë diferencë me Barcelonën.

Atletico Madrid në krahun tjetër mbetet në kuotën e 36 pikëve duke mbajtur vendin e 5-të.