Beteja me koronavirusin/ Kina pëson humbje katastrofike

Kina po përballet më një virus të ri që deri tani iu ka marrë jetën mbi 300 personave dhe ka infektuar mbi 14 mijë të tjerë. Por, kjo nuk është e gjitha. Sipas medias shtetërore dhe disa ekonomistëve, koronavirusi ka sjellë një humbje prej 62 bilion eurosh për Kinën.

Një ekonomist i cili punon në Akademinë Kineze të Shkencave Sociale, tha këtë javë se ai pret që rritja ekonomike të bie në 5% në tremujorin e parë, duke supozuar se epidemia zgjat deri në fund të marsit.

Deri tani janë shpërndarë 12.6 miliardë dollarë nga qeverita qendrore dhe ato lokale për të shpenzuar për trajtimin mjekësor dhe pajisjet. Normat e interest janë ulur për të stabilizuar ekonominë e të bëjnë të mundur rritjen e PPB në 5.7% në krahasim me vitin e kaluar ku ishte 6.1%.  Ndërkohë, sektori i turizmit dhe shumë të tjerë kanë pësuar humbje të mëdha që nga shfaqja e virusit.