Dikur mbretëreshë e Instagramit, kënëgtarja e njohur e thotë hapur: Ky rrjet social po na shkatërron

Selena Gomez, dikur më e ndjekura e Instagramit ka thënë se ky rrjet social po i shkatërron të rinjtë. Ajo renditet e dyta me më shumë ndjekës me 167 milionë fansa, pas këngëtares Ariana Grande.

Gomez ka dhënë një intervistë për revistën  “Dazed” dhe ka thënë se rrjeti social po shkatërron brezin e saj, këngëtarja 27 vjeçare shtoi se nëse do kishte një buton që e “hiqte qafe” atë, do ta shtypte.

“Do të gënjeja nëse do të thoja se Instagrami nuk po shkatërron brezin tim, identitetin e tyre. Unë e hap vetëm kur kam nevojë, e më pas e mbyll. Nuk marr kohë për të eksploruar apo për të parë ndonjë gjë tjetër,” vazhdoi ajo.