Lirohet Vladimir Gjuta/ Dhunoi me çekiç kushëririn dhe i theu dhëmbët

Është liruar nga paraburgimi Vladimir Gjuta, i cili u arrestua më 4 janar, pasi akuzohej se kishte rrahur me çekiç kushëririn e tij, duke i thyer dhëmbët dhe duke i dëmtuar njërin sy.

Ndaj Gjutës ishte caktuar masa e arrestit me burg për akuzën e ‘plagosjes së rëndë. Pasi u krye akti nga Mjekësia Ligjore rezulton se plagosja ishte e lehte. Personi që ishte dhunuar nga Gjuta, që në këtë rast ishte kushëriri i tij, u tërhoq nga ankimi dhe prokuroria kërkoi revokimin e masës, ndërsa gjykata vendosi që ta lërë të lirë.

Vladimir Gjuta është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi është arrestuar më parë si autori i vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, por që u lirua në fund të hetimeve.