“Shkatërrova gjithçka”/ Tiziano Ferro shërthen në lot në Sanremo, ja çfarë i ndodhi këngëtarit

Është mbajtur nata e parë e festivalit të Sanremos ditën e djeshme, i cili ka pasur shumë komenete në media dhe është pritur me bujë.

Këngëtari i njohur Tiziano Ferro ka realizuar ëndrrën e tij prej kohësh për të marrë pjesë në këtë festival kaq të famshëm dhe e ka nisur performancën e tij me këngën “Almeno tu nell’ universo”, e cila u këndua në “Sanremo” nga Mia Martini në vitin 1989.

Por, jo çdo gjë ka shkuar mirë. Emocionet kanë bërë të veten dhe këngëtari nuk ka bërë performancën e tij më të mirë.

Tiziano ka stonuar teksa performonte dhe ka shpërthyer në lot.

Duke harruar që kishte një mikrofon, këngëtari iu kthye prezantuesit me lot në sy:

“Shkatërrova gjithçka”, ndërkohë që publiku po e duartrokiste.

Gjithesei kur përfundoi performancën Tiziano tha se kjo ishte një ndër këngët më të vështira dhe nuk ia doli dot, por të paktën e provoi.