Transgjinorja shqiptare habit me deklaratën: Babi ka merak si më trajtojnë çunat

Ka habitur me deklaratën e saj një transgjinore shqiptare e cila ka folur për herë të parë në një emision televiziv për orientimin e saj seksual. Lola, 25 vjeçe ka treguar se si babi i saj i jep disa këshilla në lidhje me marrëdhëniet e saj Ajo ka thënë se mënyra se si e trajtojnë çunat është pika e dobët e babait të saj dukë qenë se edhe paragjykimet në Shqipëri janë të larta.

Në jetën  e saj ajo nuk është ndjerë ndonjëherë djalë dhe se ka qenë e tërhequr pasi mund të përballej me bullizmin çdo ditë të jetës. Sipas saj njerëzit bullizojnë kur kanë komplekse shumë të mëdha me veten dhe kjo është formë diskriminimi bëhet për tu ndjerë mirë.

“Pika e dobët e babit është ‘si të trajtojnë çunat’ ngaqë është edhe djalë vetë edhe e njeh më mirë botën e meshkujve edhe kjo është pika e dobët e babit. Ka hall se ndonjëri mos më merr nëpër këmbë por unë jam e zonja e vetes edhe deri me sot nuk kam pasur asnjëherë eksperienca të këqija. Sa i përket të dashurve që kam patur kanë qenë njerëz të mrekullueshëm, madje kur marrëdhëniet kanë përfunduar ne kemi mbetur akoma shokë, me personat që kam patur.

Nuk kam patur marrëdhënie të shumta sepse në një vend si Shqipëria duhet patur kujdes pasi mund të biesh në dorën e shumë njerëzve, në dorën e njerëzve që nuk janë të sigurtë me veten e tyre dhe të përbëjnë bullizëm. Frustrimi është shumë i madh dhe kjo është ajo gjëja që më vjen inat me shqiptarët, pjesa që janë ekstremë të frustruar. Nga njëra anë flirtojnë dhe në momentin kur nuk ia kthen direkt veshin petkun e homofobit”, u shpreh ajo.