Ish-specialisti i AKU mesazh publik për Bledi Çuçin: T’i kesh parasysh para analizës së AKU

NGA Arben Shytaj

Zoti minister Bujqesise!

Mora vesh se neser behet analiza vjetore e aku-se, prandaj mendova te jap nje ide, e cila besoj se vlen, si per sektorin, si per ju.

Po te Isha brenda sistemit, me siguri do diskutoja e ti thosha perballe por , siç e di, jam ne “pension” te parakohshem.

E para, ju lutem, beni nje analize serioze, e cila asnjehere nuk është bere, Jane paraqitur disa slide me projektor, ku Jane paraqitur statistikat per nr e inspektimeve dhe masave administrative, nderkohe qe te gjithe prisnin me padurim te mbaronte ajo mbledhje dhe te ikin te gjithe tek “grazhdet” e tyre.

Shpresoj qe ju te veproni ndryshe, duke I ndjekur me vemendje zhvillimet ne keta sektore, here here mendoj se Jeni larg asaj qe duhet, here here mendoj se doni te beni gjera te mira, por edhe nese do jete deshira e mire, e veshtire me njerez te paditur, por akoma me e veshtire ku edhe te diturit te genjejne, prandaj futju pak me thelle problemeve.

E dyta, qe analiza te kete rezultate, duhen identifikuar problemet ne terren, se pari nga ana teknike profesionale e pastaj nga ana ligjore.

Pershembull: pesticidet e pa certifikuara çfarë efekti kane tek prodhimi ne lidhje me sigurine ushqimore dhe interesat e fermereve? Lënë mbetje shume te rreziksheme, nuk kane etikete shqip, ku veshtirohet perdorimi , rrjedhimisht nuk zbatohet karenca. Kush e kryen kete aktivitet? Dihen kompanite…kush ben sikur nuk shikon ? Sektori I Inputeve bujqesore me ne krye “x”, pse ndodh kjo? ceshtje interesash.

Shembulli I dyte: kush është problemi kryesor I fruta dhe perimet? Mbetjet e pesticideve, kush I krijon ato? Perdorimi I pesticideve te pacertifikuara dhe mos respektimi I karences? Pse ndodh kjo? Sepse ka mungese baze ligjore, ka mungese presence ne terren ne ndihme te fermereve, se ne Aku nuk I ngrejne keto probleme pasi ka dy pale, nje qe nuk dine, nje qe nuk flasin, nuk e ngacmojne “koren” se I del era.

E treta, bej nje pyetje drejtueses se sektorit te Inputeve bujqesore, pse e hoqet nga puna shkruesin e këtyre rreshtave? Ke shkeli ne kallo? Ai I ka bere procedura korrekte, te cilat paten nje inpakt pozitiv ne terren. Sipas nje psikologu, thashethemet ndonjehere vlejne, mund te te cojne tek e verteta, ka drejtues te aku-se te lidhur me tregater qe kontrabandojne pesticide?

E fundit, meqe e keni Aku-ne ne reformim, mendoni me shume per rritjen e rolit te sektorit te Inputeve bujqesore, duke lidhur kontrollin e tyre me shume me sigurine ushqimore, me mbetjet e pesticideve, me mbrojtjen e interesave te fermereve, duke I garantuar cilesine dhe peshen e sakte te tyre. Duhet te forconi rolin e trupes inspektuese, pasi deri me sot eklipsohet nga problemet e Ushqimit, qerojini disa monstra, ku me tej te rritet pergjegjesia si ligjore dhe profesionale.

Analize te mbare😉