Ja cilat janë shenjat e heshtura të stresit

Portrait of a tearful young woman with her hand in her hair

Stresi është sëmundja e shekullit dhe ndonjëherë shenjat për ta adalluar atë janë të vështitra Lexoni më poshte dhe merrni masat në mënyrë që të shpëtoni nga kjo ndjesi e pakëndshme dhe të jetoni një jetë në mirëqenie të plotë.

Dhimbje më intensive menstruale

Femrat që janë nën stres kronik kanë madje dy herë rrezik më të lartë të dhimbjeve dhe spazmave të forta para dhe gjatë menstruacioneve. Shkencëtarët besojnë se për këtë është përgjegjës çekuilibrimi hormonal.

Kokëdhimbjet gjatë ditëve të pushimit

Gjatë ditëve të pushimit nivelet e hormonit të stresit fillojnë të bien me shpejtësi. Ky ndryshim i shpejtë mund të shkaktojë kokëdhimbje të papritura.

Dhimbjet në nofulla

Dhimbjet në nofulla mund të jenë rezultat i kërcëllitjes së dhëmbëve gjatë gjumit. Konsultojeni dentistin në lidhje me mbrojtjen që do ta bartni gjatë gjumit. Është vërtetuar se kjo ndihmon në 70 për qind të rasteve në ndalimin e kërcëllitjes së dhëmbëve.

Ëndrrat e pazakonshme

Ëndrrat janë kryesisht pozitive, që edhe është arsyeja se pse ngriheni në një disponim më të mirë se kur keni shkuar për të fjetur. Por, kur jeni nën stres, sigurisht do të ëndërroni ëndrra të çuditshme dhe ankthe.

Gjakderdhja e mishrave

Studime të shumta kanë treguar se njerëzit që janë nën stres kronik kanë rrezik më të lartë nga sëmundjet e mishrave të dhëmbëve. Nivelet kronikisht të larta të hormoneve të stresit mund ta dobësojnë sistemin imunitar, i cili më pas i mbron më dobët mishrat nga bakteret.

Aknet                       

Nëse zakonisht nuk keni probleme me puçrra dhe akne, është e mundur që stresi kronik ju shkakton shfaqjen e papritur të akneve dhe puçrrave.

Dëshira për ëmbëlsira

Studimet kanë treguar se stresi rrit dëshirën për ëmbëlsira, ndërsa shkencëtarët besojnë se kjo është për shkak se hormonet e stresit ndikojnë negativisht në nivelin e sheqerit në gjak dhe mund të shkaktojnë ndryshime të papritura në nivelet e sheqerit në gjak. Prandaj, kur niveli i sheqerit në gjak bie papritur, vjen deri tek shfaqja e dëshirës për ëmbëlsira.

Kruajtja e lëkurës

Një studim ka zbuluar se personat të cilët janë nën stres kronik kanë një rrezik më të madh të kruajtjes kronike. Gjithashtu, kruajtja kronike e lëkurës rrit nivelet e hormonit të stresit, e cila është arsyeja se pse shumë lehtë mund të futeni në një rreth vicioz.

Alergjitë më intensive

Hormonet e stresit mund ta stimulojë prodhimin e proteinave IgE të cilat e shkaktojnë shfaqjen e reaksioneve alergjike. Studimet kanë treguar se reaksionet alergjike janë më të forta kur personat me alergji janë nën stres.

Dhimbjet e barkut

Ankthi dhe stresi mund të shkaktojë dhimbje të barkut, dhimbje koke, dhimbje të shpinës dhe pagjumësi. Një studim ka zbuluar se personat që janë nën stres kronik madje tri herë më shpesh vuajnë nga dhimbjet e barkut.