Krepa të shijshëm për mëngjes, ja receta origjinale

Francezët njihen për kuzhinën e tyre të larmishme, mes të cialve, një ushqim shumë i njohur janë edhe krepat. Më poshtë ju sjellim mënyrën si mund t’i përgatirni krepat se në një restorant të vërtetë francez.

Ja receta per krepa te vertete franceze
Për brumin:

200g miell ● 2 vezë ● 40g sheqer ● 500ml qumësht ● 1 majë thike kripë ● Gjithashtu na duhet: pak gjalpë për skuqjen e tyre ● reçelra të ndryshëm për t’i servirur

Përgatitja:

  1. Përziejmë të gjithë përbërësit për brumin në një tas dhe si rezultat kemi një brumë të hollë. E lëmë të pushojë për një orë.
  2. Marrim një tigan të sheshtë, e vëmë në flakë të mesme. Lyejmë tiganin me pak gjalpë dhe fshijmë me letër kuzhine gjalpin e tepërt. Marrim brumë me garuzhde dhe e hedhim në tigan. E shpërndajmë brumin në të gjithë tiganin duke e rrotulluar këtë të fundit dhe i pjekim krepat për pak minuta nga të dyja anët.
  3. I shërbejmë krepat të nxehtë, të shoqëruar sipas dëshirës me reçel, mjaltë, etj.