U nda nga jeta ditën e sotme, zbulohet amaneti i fundit i legjendës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha

    Legjenda e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha u nda nga jeta ditën e sotme. Kanë qenë familjarët e saj ata që e kanë dhënë lajmin e trishtë pasi këngëtarja e shumë hiteve vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

    Por bëhet e ditur se Pagarusha ka lënë një amanet para vdekjes së saj. Ajo ka kërkuar që kur të ndahet nga jeta të varroset me ceremoni private, pa prezencën e mediave.

    Amaneti i legjendës së muzikës shqipe ka qenë edhe që të varroset në vendlindjen e saj, në fshatin Pagarushë të Malishevës.

    Homazhet priten të mbahen ditën e nesërme, ndërsa më pas do të bëhet varrimi i saj.