Capital T bën publike për herë të parë lidhjen e tij, kush është vajza që i ka marrë zemrën këngëtarit? FOTO

Capital T ka thyer zemrat e shumë fanseve dhe ka bërë kurjoze mjaft të tjerë me postimin e tij në rrjetin social Instagram.

Në foto ai shihet me një trëndafil të kuq, përballë kullës Eifel, me një brune misterioze për krahë.

Komentet poshtë këtij postimi tregojnë sa të tradhëtuara janë ndjerë fanset e artistit, të cilat do të kihsin bërë gjithçka për të qënë në vendin e femrës së fotos.

Capital T romantik në qytetin e dashurisë, kush është femra misterioze?

Dikush shkruan : “ S’më është thyer zemra ndonjëherë kështu.Qenka lidhur”

Një fanse tjetër ngushëllon shoqet duke thënë: “ Ngushëllime të dyjave. Në ditë të tilla të zeza, le ta kthejmë dhimbjen në forcë.”

“Si e poston tradhtinë ndaj meje kështu?” – pyet dikush.

Mjaftoi vetëm një foto e Capital T, me një person të paidentifikuar, për të bërë të vuajnë qindra fanse. Çfarë do të ndodhë kur ai të martohet?