(VIDEO) “Do ti pres këmbët”, Romeo Veshaj kërcënon haptazi gazetarin

    Gazetari i Ronaldo Sharka, i ThumbON ka rënë në kurth nga vetë emisioni dhe vëllezërit Veshaj. Një kamerë e fshehtë, e ka bërë për ‘ujë të ftohtë’ gazetarin.

    Aktori i humorit merr situatën në dorë, dhe fillon ta kërcënojë gazetarin në mes të lokalit. Pavarësisht tentativave të gazetarit për t’ia hedhur paq, ai duket se ndjehet i frikësuar.

    Ronaldo Sharka ka rënë në kurth, por gjithçka përfundon mjaft mirë, pasi Romeo i shpjegon se ishte një kamerë e fshehtë.