Vazhdojnë sukseset e stilistit shqiptar, një tjetër aktore e njohur është veshur nga Valdrin Sahiti në Ocars

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar në Dolby Theatre në Los Angeles.

Edhe në tapetin e kuq të Oscars nuk munguan veshjet e stilistëve shqiptarë.


Ndër ta Kristin Cavallari, aktorja e cila u vesh nga Valdrin Sahiti. Aktorja dhe personaliteti i njohur televiziv, Kristin Cavallari është shfaqur e veshur me një fustan bojëqielli të gjatë dhe pa mëngë.

Ky është një sukses i radhës për stilistin shqiptar, i cili pak kohë më parë kishte dizejnuar fustanin që Beyonce veshi në Grammy-s