Albin Kurti vijon axhendën në Tiranë, takon Metën në Presidencë

    Pas një takimi të gjatë dhe një konference të përbashkët këtë mëngjes me Edi Ramën, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shkuar në Presidencë.

    Kurti do të zhvillojë një takim me Presidentin Ilir Meta, i cili vetëm pak më parë përcolli delegacionin e Komisionit të Venecias për Paketën Anti- Shpifje.

    Ndërkohë Kurti pas Metës ka për të takuar edhe kryetarin e Kuvendit Gramoz Rucci, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj apo kryetarin e opozitës dhe PD Lulzim Bashën.