Fillojnë testimet e para për vaksinën e koronavirusit, është injektuar tek minjtë

    Kanë filluar testimet e para për një vaksinë të koronavirusit në Kinë. Fillimisht testimi është bërë te kaviet për të parë rezultatet.

     “Disa mostra të vaksinës së mundshme janë injektuar tek 100 minj, pasi testet tek kafshët bëhen më përpara se të njerëzit”, deklaruan disa studiues të Institutit kinez për Kërkime Shkencore.

    Ndërkohë, numri i viktimave të koronavirusit ka shkuar në 1018, ndërsa mbi 43 mijë të tjerë jan ëtë infektuar në shkallë globale.

    Koronavirusi i ri që u shfaq fillimisht në 2019 që qytetin kinez Wuhan, deri tani ka tjekaluar edhe SARS-in dhe po përhapet në mënyrë të shpejtë, teksa ka pasur raste të konfirmuara në të paktën 27 shtete në gjithë botën.