Shën Valentini po vjen, ja cilat do jenë shenjat më me fat

Shën Valentini është shumë afër dhe siç duket disa shenja do jenë mjaft të privilegjuara këtë vit. Më poshtë janë tre shenjat me me fat për këtë vit, ndërsa të tjerët duhet të prein.

Demi do të jetë akoma më “i zjarrtë“ dhe pasionant këtë Shën Valentin, e gjitha meritë e Marsit që duke hyrë në shenjë, ndez pasionin nga të gjitha anët. Kush është cift, duhet ta marrë vetë në dorë situatën dhe të organizojë një mbrëmje speciale për personin në krah; kush është single dhe ka dikë në mendje, bën mirë të hedhë hapin e parë, sepse me shumë gjasë, do të godasë në shenjë.

Shigjetari kërkon ngrohtësi dhe përqafime; është në kohën që dëshiron një lidhje. Në përgjithësi, falë pranisë së Jupiterit, kjo konsiderohet shenja më me fat deri në fund të vitit.

Bricjapi, përvecse kanë një anë “të egër“ dhe pasionale, të lindurit e kësaj shenje janë edhe shumë sensualë. Me Afërditën në shenjë tani, e kanë të siguruar magnetizmin, e kjo vlen si për ata që janë vetëm, ashtu dhe për ata në cift.