U pezulluan pas dyshimeve për shpërdorim detyre, Gjykata e Krujës rikthen në punë 2 policët

    Dy policë janë rikthyer në detyrë pas vendimit të Gjykatës së Krujës. Ndërkohë 5 të tjerë të u pezulluan me vendim gjykate përfundimisht pas pezullimit në 7 shkurt nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

    Muharrem Celami dhe Kadri Daci janë dy prej policëve që u pezulluan nga detyra pas dyshimeve për shpërdorim detyre.

    Ndërkohë pas një hetimi disa mujor, SHÇBA pezulloi 7 policë me akuzën se kishin favorizuar kultivimin e kanabisit, ndërtimet pa leje, kishin manipuluar apo fshehur ngjarje kriminale, kishin penguar zbulimin e fakteve dhe të vërtetës apo nuk kishin raportuar fare këto ngjarje.

    Detyra e Muharrem Celami dhe Kadri Dacit ishte Ndihmës/specialistit për Rendin në Komisariatin e Policisë Krujë.