Vizioni i Flamur Golemit, vizioni që duan qytetarët e Gjirokastrës

Sot, opinioni publik Gjirokastrit dhe më gjerë, mendon dhe gjykon se janë të mjaftueshme,6 muaj për Kryetarin  e  Bashkisë Gjirokastër, zotin Flamur Golemi, i dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit, ashtu dhe për çdo qytetar të Gjirokastrës, jo vetëm për  t’i vënë një notë kaluese punës së tij, por për tu njohur realisht  me; vizionin e tij si qytetar i parë këtij qytetidhe kësaj Bashkie. Unë e kam fjalën për vizionin qytetar të qytetarit, për qytetin dhe bashkinë Gjirokastër, jo për qytetarin që dëshiron, apo pretendon të hajë me lugë floriri, këtë vështirë ta premtoj, aq më pak ta arrijë zoti Golemi. Qyteti dhe bashkia Gjirokastër, për një mijë e një arsye, ka një rëndësi dhe peshë të madhepër Vendin dhe KombinThemi për Kombin, pasi vlerat dhe rëndësia e kësaj bashkie, sidomos të qytetit Gjirokastër; janë shumë tërëndësishme,nga pikëpamja historike, turistike, gjeopolitike, territoriale nëhistorinë e Kombit Shqiptar. Gjithashtu dhe për vlerat e shquara të kapaciteteve njerëzore qëGjirokastra ka, ka pasur dhe do të ketë, e sidomos në lidhje me kontributet e tyre në shumë fusha.  Këtu më duhet, të ndaloj dhe  ti bëj njësugjerime dhe një këshillë imediatë kryetarit, ku nuk duhet ti rritet, apo ta gënjej mendja, apo tëbjerë pre, apo tëndikohet, nga servilët, pasi kjo është një nga pikat më të forta në këtë bashki, ku si rrallë në tjetër bashki, Gjirokastra ka shumë kapacitete, intelektual, njerëz, të shquar, të përkushtuar, patriot dhe të devotshëm,  të arrirë nga çdopikëpamje, për tëqenë qytetar të parë të Gjirokastrës dhe bashkisë Gjirokastër.Pra periudhëgjatë kësaj kohë ishte mjaftueshëm për të kuptuar profilin, vizionin, trendin, performancëne tij, si kryebashkiak, si qytetar i parë i kësaj bashkie.  Qytetarët Gjirokastrit konstatojnë dukshëm protagonizmin, qasjen dhe sjelljenkrejt ndryshe, jo vetëm krahasuar meparaardhësen e tij, por edhe me ish bashkiak tëtjerë të kësaj bashkie.  Ai tregon, impenjim maksimal për çdo konstatim, kërkon dhe  i përkushton vëmendjeçdo shqetësimi të qytetarëve, ku bënë të pa mundur për të dhënë zgjidhjen më të mirë tëmundeshe. Nuk kemi të bëjmë vetëm me njëshfaqje në sfond të tij, në lidhje me qytetarët dhe hallet e tyre dhe këtë nuk e bënëpër të qenë  sa më popullor, duke treguar se është aty për t’iu shërbyer, jo vetëm atyre që i kanë besuar votën, por gjithë banorëve të  kësaj bashkie. Ai nuk ështëthjeshtë dhe vetëm, për të sheshuar distancën mes kryebashkiakut dhe qytetarëve, por mendërisht, shpirtërisht me të gjitha hapësirat dhe mundësitë, duke zgjidhur hallet dhe nevojat e tyre.Sigurisht që kjo është e kuptueshme kudo dhe aq më pak kur je qytetar i parë i një qytet i si Gjirokastra,në të cilin  të gjithë njohin, një qytet që nuk i ka shumë për zemërtemenatë, Protagonizmi, përkushtimi ndaj shqetësimeve dhe nevojave konkrete të bashkisë sidomos ndaj vlerave dhe prioriteteve më tërëndësishme  të këtij qyteti është një risi e vizionit të tij si kreu i bashkisë.Prioriteti i tij është që tëadministroj mirë vlerat, mundësitë, hapësirat dhe dimensionet që ka bashkia Gjirokastër, sidomos nga këndvështrimi historik i qytetit dhe resurset e tij dhe kësaj bashkie.Zoti Golemi synon jo vetëm në konstatimin,  arkivimin, konfigurimin, mirëmbajtjen dhe administrimin e këtyre vlerave, vetëm e  vetëm për ti pasur thjeshtë, si tregues historie të qytetit, por ti bëjë objekte dhe subjekte fitim prurës për qytetin dhe bashkinë. Ruajtja e velurave historike dhe shfrytëzimi sa më i mirë i tyre, në dobi tëqytetit dhe qytetarëve, më shumë sesa vizion i tij,është dhe kërkesë dhe domosdoshmëri imediate e jetës aktive e këtij qyteti. Rritja e nëmurit të vizitorëve, në qytet nga brenda e jashtë vendit, tregon qartë risitë e këtij protagonizmi, përkushtimi dhe vizioni, si dhe risisë të këtyre vlerave shumë të mëdha të kësaj bashkie. Një rëndësi të madh në vizionin e tij ka njohja dhe vënia në eficencë e vlerave mjedisore dhe turistike, qëpërveç qytetit Gjirokastër, ka bashkia Gjirokastër. Natyra kësaj bashkie i ka falur mjaftë mrekulli, ku mund të gërshetosh të gjitha modelet, natyrat, formatet dhe tipet e turizmit. Çdopëllëmbë e cep, mal, apo fushë e kësaj bashkie është një thesar turistik, dhe si e tillë ajo është një mundësi dhe resurs i madh burimesh të ardhurash dhe fitimesh. Nëse arrijmë të vëmë në eficencë këto resurse, nevojat për fuqi punëtore me siguri që do rritet me dhjete fishin e asaj qërealishtka sot Gjirokastra, ndaj zoti Golemi i ka mëshuar shumë këtij prioriteti, qëështë dhe prioritet i Qeverisë së Rilindjes. Kuptoj qartë në vizionin e tij atë që duhet të na karakterizoj tëgjithëve; “Me mirë një mundësi, për të gjuajtur një peshk, sesa mundësisë për të ngrënë një peshk”  Bashkia Gjirokastërështë një bashki, që ka një territor, mundësi dhe hapësirë, jo të hash thjesht një peshk , po të gjuash peshk për ditë.Largimi çdo ditë e mëtepër nga rutina e paraardhësve të tij, është një tjetër vizion që manifeston zotëria, por për hirë të së vërtetës e kërkojnëedhe qytetarët. Jo vetëm votuesit, por gjithë banorët kërkojnë një kryetar aktiv, të preki dhe shkeli vetëçdo shqetësim, hall e nevojë tëtyre, jo thjeshtë të jetë rob i një burokrati zyrtar që të japi vetëm këshilla dhe urdhra. Ndjekja e problemit e bënë më tëbesueshëm, rrit më shumëbesimin dhe shpresën  tëqytetari se zgjidhja është së shpejti..Për tu vlerësuar është dhe këndvështrimi në lidhje me mundësinë që ka jo vetëm thithja e investitorëve të huaj për projektet e lançuara, me shumë rëndësi për këtë bashki, por mbi të gjitha mundësia që po u jep Z. Golemi biznesmenëvegjirokastritë të cilave u ka bërë thirrje, për të kthyer jo vetëm sytë nga Gjirokastra, por për të orientuar bizneset , projektet dhe strategjitë e tyre të investimit te projektet dhe investimet e qytetit dhe bashkisë Gjirokastër. Ky mesazh dhe kjo mundësi vlejnë për të gjithë gjirokastritët të cilët sot janë jashtë dhe kanë mundësi të mëdha për investime në Gjirokastër, sidomos në prezantimin dhe njohjen e vlerave të Gjirokastrës. “Në duhet të udhëhiqemi ka motua -thotë zoti Golemi-kudo që ndodhemi të bëjmë diçka për Gjirokastrën, mjafton të themi vetëm diçka për historinë dhe vlerat që ka”. Ndaj me plot gojën unë mund të them shkurt se duke përmendur disa nga prioritet e pasqyruara nga zoti Golemi të cilat shprehin vizionin e tij, absolutisht përputhen me vizionin dhe domosdoshmërinë e qytetarit dhe qytetarëve Gjirokastrit.

Nga Fejzo Subashi