Grimieri i njohur shndërrohet në Dua Lipa, nuk do t’i dalloni dot

Grimeri James Charles është transformuar në këngëtaren e njohur shqiptare, Dua Lipa. Ai  ka realizuar një video, në të cilën tregon procesin se si me anë të grimit u transformua në këngëtaren e famshme.

James për një kohë ka qenë temë e njohur për publikun me meme, tëeet dhe artikuj, për ngjashmërinë me pop-yllin.

Ai filloi videon teksa shfaqet i veshur me ngjyrë të gjelbër, duke imituar stilin e Dua Lipës.

Charles mbeti i ‘shokuar’ pasi pa rezultatin e transformimit.