Prishet koalicioni LVV-LDK/ PDK-ja futet në mes në kuvendin komunal

Partia Demokratike e Kosovës ka amrrë kryesinë e Kuvendit Komunal të Prizrenit. Pa çaste më vonë, kryetari Mytaher Haskuka njoftoi për prishjen e koalicionit me LDK-në.

Sulltan Badalli i PDK-së, , është zgjedhur për kryesues të Kuvendit Komunal të Prizrenit, me 17 vota pro në seancën e sotme të jashtëzakonshme. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes, Muharrem Elezkurtaj, ka marrë vetëm 16 vota.

Pas fitores së PDK, kryetari që vjen nga LVV-ja, Mytaher Haskuka, njoftoi se më nuk ka partneritet në qeverisjen komunale me LDK-në.

Ai ka thënë se ky koalicion nuk ka arsye të mbahet me LDK-në, pasi i mbante bashkë cështja e kryesuesit të Kuvendit komunal, të cilin sot ua mori PDK-ja