Manaj shumë pranë ëndrrës, grumbullohet me ekipin e parë të Barcelonës

Rei Manaj është shumë pranë ëndrrës për të luajtur një ndeshje me ekipin e parë të Barcelonës. Trajneri Quique Setien ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen kundër Getafes dhe pjesë e kësaj liste është Manaj.

Në konferencën e sotme për shtyp tekniku katalanas është pyetur edhe për futbollistin e kombëtares shqiptare ku ka thënë:

“Manaj është një lojtar me karakteristika të qarta. Në një moment të caktuar mund të na japë diçka, ndaj e kemi grumbulluar. Do kemi një alternativë shtesë në sulm. Për këtë është përfshirë”, u shpreh Setien.