Nxitoni ta vizitoni sepse Amsterdami mund të mos jetë për shumë kohë kryeqyteti i drogës

Një nga të shumtat arsye pse njerëzit e vizitojnë Amsterdamin është edhe për faktin se aty shitet kanabis në mënyrë legale. Amsterdami ka gati 4 milionë turistë çdo vit, por ditët e Amsterdamit si destinacioni numër 1 për pushime të çmendura mund të jenë të numëruara. Kryeministri Mark Rutte është duke planifikuar mbylljen e shumë kafeneve të tilla dhe shitjen e kanabisit vetëm për banorët. Nëse dhe opozita bie dakord me këtë vendim, faza e parë mund të filojë që në 1 maj.

Nga ana tjetër edhe kryebashkiakja, Femke Halsema ka rënë dakord me këtë iniciativë, pasi beson se në këtë mënyrë mund të zgjidhet problem shqetësues i mbiturizmit.

Por ka nga ata që nuk janë dakord. Pronari I jë prej kafeneve më të famshme, 420 ka thënë se nuk mendon se qeveria nuk do ta fitojë këtë betejë. Por edhe nëse e bën, unë nuk do të diskriminoj në bazë të origjinës. Do të rifilloj shitjen e alkoolit (e paligjshme për kafenetë që nga 1996) dhe do të shes bar në banak”,  ka thënë ai.