Pse po ikin të rinjtë?

Nga Julian Hoxhaj, gazetar

Largimi masiv i te rinjve nga vendi, i atyre qe po arsimohen, nuk eshte rastesi. Ne 30 vjet demokraci (nese do e quajme keshtu), te rinjte kane qene shtresa me e persekutuar e sistemit.

Se pari: Te rinjte jane perdorur nga cdo klase politike ne Shqiperi, majtas e djathtas i kane perdorur te rinjte si fasada elektorale. U kane vrare endrrat, i kane percmuar, nenvleresuar, hera – heres me arrogance i kane fyer ne dinjitet. Kjo ka qene aq masive sa ka ndikuar ne personalitetin e te rinjve.

Se dyti: Te rinjte kane mbetur “jetim”, duke u prere hovin dhe energjine qe i karakterizon. Edhe kur shpresa eshte dukur realitet (rasti i protestave per lendet kimike siriane apo protestat e studenteve te dy viteve me pare) politika u kujdes maksimalisht te shuaje kete energji. Te rinjte u demoralizuan, ata humbem shume, e jo rastesisht valet e emigrimit masiv kane filliar fill pas ketyre dy protestave. Pra, shkendija per te ndryshuar sistemin u shua shpejt, aq sa nuk pati mundesi te identifikohej lidership i ri nga radhet e studenteve.

Se treti: Drejtesia ka faktorizuar gjithe kete situate. Nese reforma ne drejtesi ishte sbprese per kedo (edhe per mua personalisht), ajo tashme eshte venitur, madje eshte shuar si enderr. Kjo reforme, me kohezgjatjen e realizimit te saj ka ndikuar shume ne kete situate. Te rinjte nuk kane kohe te presin nje reforme, qe ne fakt eshte vetem iluzive dhe aspak reale ne pastrimin e sistemit. Nese te gjithe debatojne sot per mungesen e ngritjes se institucioneve te drejtesise, Pse nuk u parashikua qe juristet e rinj nga auditoret e fakultetit te shkonin direkt ne Shkolle e Magjistratures per te marre kualifikimin e nevojsshem dhe te plotesonin vakumin e krijuar nga vettingu? Ne fakt, edhe shkolla e magjistratures u mbajt qellimisht peng per te krijuar kete situate, me qellim qe politika te perzgjidhte ata qe i duhen per te qene pjese e institucioneve te reja te drejtesise. Ky nuk eshte thjesht perceptim, por gjithe ngjarjet kane treguar kete fakt. Pra, pse te mos reformohej drejtesia me te rinj, energjik, te kualifikuar dhe me ideale te larta per te ndryshuar kete vend!

Arsye tjeter pse te rinjte po largohen lidhet me ato qe jane boterisht te njohura si arsye te mbijeteses. Si mund te pretendosh te nxisesh nje te ri te jetoje ne Shqiperi, kur paguhet me page minimale, nderkohe qe qiraja eshte dyfish me e shtrenjte sot ne Tirane? Si mund te krijoje nje i ri familje sot ne Shqiperin kur pasiguria per vendin e punes eshte me e madhe se kurre me pare? Si mund te pretendosh zhvillim ekonomik, kur nje i ri paguhet me 230 mije leke ne muaj, nderkohe qe kaq para nuk i mjaftojne per te siguruar produktet baze te jeteses? Si mund ta motivosh nje te ri te mirearsimuar, me dy apo tre fakultete, kur postet drejtuese ne institucione apo pse jo dhe parlamenti ka analfabet?

Keto jane disa arsye, por dhe shume te tjera, qe sot i shtyjne te rinjte te ikin. Une jam nje nga ata qe idealisht kurre nuk e kam dashur te largohem nga vendi. Sepse une vijoje te besoj se ketu mund te jetohet. Por forca e idealit mposhtet nga forca e arsyes ekzistenciale ne nje moment, ndaj peshorja anon nga ekzistenca. Jo individualisht, por per ate qe merr pergjegjesi te kesh mbi veten, Familjen!. Ndaj, sot ikin te gjithe per nje arsye madhore, Familjen!

E ne keto kushte, populizmi eshte vecse nje deshtim i jashtezakonshem politik. Eshte e thjeshte, te rinjte nuk e pranojne me populizmin, as majtas e as djathtas, ata nuk mund te harxhojne energji pafund per te mbijetuar ne nje sistem qe vlerat i zevendeson me antivlera, ne nje sistem qe rruga me e lehte per te mbijetuar nuk eshte meritokracia por militantologjia. Ndaj te rinjte ikin, sepse vendi i tyre nuk duket atraktiv, jo sepse nuk eshte ne te vertete, por per shkak te asaj qe prodhon politika. Ndaj te rinjte ikin, sepse politika nuk prodhon me fryme, besim, integritet, kredibilitet, politika nuk prodhon me shprese.