Bilanc lufte nga koronavirusi/ Mbi 1500 persona kanë humbur jetën deri tani

    Bilanci i koronavirusit po rëndohet edhe më shumë ditë pas dite, teksa ende nuk është gjetur një zgjidhje për epideminë virale vdekjeprurëse.

    Të paktën 1526 persona kanë humbur jetën deri tani ndërsa mbi 67 mijë janë të infetkuar.

    Ndërkohë nga të infektuarit rreth 11 mijë janë në gjendje të rëndë, ndërsa 8365 janë shëruar plotësisht.

    Ende nuk ka një vaksinë për koronavirusin e emëruar zyrtarisht si COVID-19 dhe mjekët jan ëduke luftuar me kohën për të gjetur një zgjidhje sa më shpejt.