Shpërthim në Lezhë, 49-vjeçarit i vendosin eksploziv te dyqani në mesnatë ( Emri)

    Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në Lezhë gjatë mesnatës në dyqanin e Arben Malotës.

    Informacion paraprak:

    Me datë 14.02.2020, në mesnatë, në fshatin Gocaj, Lezhë, në një dyqan ushqimor të shtetasit A.M., 49 vjeç, banues në Gocaj, Lezhë dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.
    Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

    Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.