Legjenda e Spanjës merr vendimin e papritur, do kandidoj për president të…

Iker Casillas ka vendosur të shkruëj histori edhe jashtë fushës së lojës. Ai ende nuk është tërhequr zyrtarisht nga futbolli i luajtur, por ka plane për  një jetë re.

Portieri i Portos, në fakt, ka komunikuar në kanalet zyrtare kandidaturën në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në federatën e futbollit spanjoll (RFEF).

“Informova Porton, klubin tim! Më shumë se 23 mijë votues presin me padurim rezultatet dhe transparencën. Pse të mos e provoj! Mbështetja juaj është forca ime”, është shprehur Casillas.

Iker Casillas është një nga portirët më të mirë në histori, fitues i Champions league, trofeve të tjerë në kombëtar, dhe është shpallur kampion bote dhe Europe me Spanjën.