Plas skandali te Barcelona/ Presidenti i klubit ka paguar për lajme të rreme për Messin

Një skandal sportiv ka përfshirë ekipin e barcelonës në Spanjë. Thuhet se presidenti i Barcelonës, Josip Maria Bartomeu, prej më shumë se dy vitesh paguan një kompani marketingu në rrjetet sociale, e cila përdor influencën e saj për të sulmuar disa figura kryesore të Barcelonës.

Bëhet fjalë për Leo Messin, Gerard Pique, Xavi Hernandez, Joan Laporta dhe Pep Guardiola. Lajmi i bujshëm u raportua fillimisht nga “Cardena Ser”.

Nga ana tjetër Barcelona ka reaguar menjëherë në një komunikatë zyrtare, klubi katalanas i ka mohuar kategorikisht lidhjet e mundshme me këto akuza të rënda dhe madje shton se nëse lajmi nuk korrigjohet dhe klubi përfshihet përsëri në ngjarje të tilla, do të marrë masa juridike.