Burri e tradhtoi, gruaja i nxjerr dyshekun në rrugë dhe i shkruan një mesazh

    Një nënë shumë e nevrikosur ka poshtëruar burrin e saj kur zbuloi se ai e kishte tradhtuar. Ajo ka nxjerrë jashtë shtëpisë dyshekun ku ai kishte fjet me dashnoren e tij dhe shkruajti sipër tij fjalët: “I ndërrova bravat. Çoje dyshekun te shtëpia e *****. Dua divorcin. I thashë fëmijëve atë çfarë ti bëre dhe ata nuk të duan më”.

    Sidoqoftë njerëzit patën një reagim masiv mbi veprimin e gruas pasi sipas shumë njerëz u shprehën se fëmijët nuk duhet të dinë rreth problemeve të prindërve të tyre.

    Sipas “womansdivorce.com”, efekti i pabesisë tek fëmijët nuk mund të nënvlerësohet.

    Një fëmijë i rritur do të mësojë për pabesinë duke dëgjuar bisedat e prindërve dhe debatet..

    Ata më pas mund të ndjehen të turpëruar nga veprimi i prindërve dhe mund të ndjehen të hutuar nga situata.

    U zbulua gjithashtu se veprimi mund të ndikojë në marrëdhëniet e ardhshme të tij pasi fëmija mund ta ketë të vështirë të besojë përsëri te dikush.