Detaje tronditëse nga tragjedia në Gjilan/ Dëshmitarët thonë se familjarët nuk i vrau Valdetja, vrasjet i kreu i vëllai

Detaje të tjera tronditëse janë zbuluar nga makabra në Gjilan, ku dyshohet se ish-policja Valdete Bllaca vrau katër familjarët e saj dhe më pas veten. Por dëshmitarët deh fqinjët e saj kanë dhënë një version tjetër të ngjarjes. Sipas tyre, personi që ka qëlluar mbi dy prindërit dhe vëllain e tij Fisnikun ka qenë vëllai Blerimi.

Dëshmitarët shtojnë më tej se pas kësaj ngjarjeje makabre ka ardhur reagimi i Valdetes, e cila ka vrarë të vëllanë dhe më pas veten. Por, Prokuroria i qëndron versionit fillestar, pasi sipas tyre në banesë është gjetur vetëm një armë dhe ka qenë ajo e Valdetes.

Për momentin nuk ka asnjë provë që është përdorur revole tjetër. Arma i është gjetur polices”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini.

Të dhënat e Prokurorisë Policia e Gjilanit,  deri tani thonë se  45-vjeçarja Valdete Bllaca ka vrarë katër familjarët e saj, e më pas edhe veten. Viktimat janë: Zeqir Bllaca (babai), Hanife Bllaca (nëna), Blerim dhe Fisnik Bllaca (vëllezërit) dhe vetë Valdete Bllaca.

Ndërkohë katër efektivë janë pezulluar nga policia e kosovës me akuzën për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Bëhet fjalë për Alban Ramushi, komandant, Naser Rrahmani, zëvendës komandant, Negovan Mihaljovic dhe Xhavit Azizi.

Ditën e djeshme Kosova u trondit nga një ngjarje makabër brendafamiljes. Ngjarja ndodhi në mesditë dhe në lagjen Bujanina në Gjilan.  Mësohet se Autorja e dyshuar e krimit, Bllaca kishte punuar si police ne Gjilan për 18 vite por ishte larguar nga detyra për shkak të problemeve psiqike që kishte pasur. Muaj më vonë, ajo ishte rikthyer në detyrë si pjesë e stafit civil, gjë që nuk e lejon të mbajë armë, por kishte ruajtur atë të mëparshmen.