Plas skandali te Barcelona/ Drejtusei i parë dorëhiqet, Pike bën sherr me gazetarin

Barcelona ndodhet në një situatë aspak të favorshme dhe e përfshirë në skandale. Pak kohë më parë doli lajmi se presidenti I klubit se ka paguar shoqëri të mediave sociale për të përbaltur lojtarë dhe ish-lojtarë të saj. Sot presidenti Bartomeu mblodhi një takim të jashtëzakonshëm të komisionit të delegatëve të klubit në prezencë të zv/presidentëve, të CEO dhe të këshilltarit Teiksidor. Mësohet se  drejtuesja e financës, Monserrat Fons, paraqiti dorëheqjen e “parevokueshme”.

Ndërkohë ditën e premte do të zhvillohet , ku do të flitet vetëm për këtë temë.  Fakti që kjo mbledhje do të zhvillohet në një vend sekret dhe në fshehtësi ndaj mediave, lë të kuptohet se situata nuk është aspak e qetë.

Drejtues të ndryshëm të klubit janë të irrituar me faktin sesi Bartomeu e ka menaxhuar këtë situatë i vetëm, duke qenë 800 mijë eurot e paguara ndaj kompanisë “I3 Ventures”, e kalojnë shumë herë shifrën për të cilën duhet patjetër aprovimi i “Comité de adjudicaciòn”, ndërsa Bartomeu e ka anashkaluar këtë komision.

Gjithashtu ka përfunduar në shënjestër Huame Masferrer, drejtor i Zonës ë Presidencës, që ka firmosur kontratën me “I3 Ventures”. Ja pse Bartomeu ka lajmëruar çeljen e një hetimi të brendshëm për të gjetur fajet dhe fajtorët.

Në kampin katalanas atmosfera nuk është aspak e mirë dhe kjo duket qartë nga replikat në rrjetet sociale mes Zherard Pikesë dhe Marsal Jorentes, gazetar i Barça TV, që në Tëitter kishte bërë një postim mbështetës ndaj Bartomeut. Mbrojtësi ka reaguar në mënyrë të menjëhershme duke e quajtur  një prej personazheve të sulmuar nga Bartomeu, “një marionetë”.