Glauk Konjufca e nis me “dorë të hekurt”, shkarkon nga detyra 14 konsuj të Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Glauk Konjufca e ka nisur ashpër detyrën duke ka shkarkuar 14 konsuj  të Kosovës nëpër botë. Ka qenë vetë ministri që e ka bërë të ditur lajmin në një postim në Facebook. Arsyeja për këtë vendim sipas tij, është se vendimi paraprak ka qenë i kundërligjshëm.

Lista e plotë:

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca duke u mbështetur në nenin 93, (paragrafi 4) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe sipas neneve 10,11 të Ligjit nr 06/L-113 për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjensive të Pavarura, neni 53 (paragrafi 1) dhe neni 55 (paragrafi 1 dhe 2) të ligjit Nr 05/L-03 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, neni 23 (paragrafi 2), të ligjit Nr 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, si dhe nenin 8 (paragrafi 1,4 ) të Rregullores 02/201, për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive ka marrë këtë

Vendim për Shfuqizimin e Vendimeve të Kundërligjshme, në kundërshtim me nenin 20 te Ligjit Nr. 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës.

-Znj. Xheraldina Rexhepi – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë/Austri;

-Festim Lushtaku – Konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Tiranë/Shqipëri;

-Kadri Balaj – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Podgoricë/Mali i Zi;

-Henor Pakashtica – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje/Bullgari;

-Xhavit Gerbeshi – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Duseldorf/Gjermani;

-Ngadhnjim Makolli – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kanberra/Australi;

-Ramiz Ismajli – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi/EBA;

-Ismet Hajdini – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Pragë/Çeki;

-Znj. Modesta Imeri – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Ëashington/Shtetet e Bashkuara të Amerikës;

-Eshref Haxhiu – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Doha/Katar;

-Kadri Gërvalla – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgart/Gjermani;

-Lutfi Bilalli – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt/Gjermani;

-Liridon Sadrija – Konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës se Kosovës në Hamburg/Gjermani;

-Znj. Diellza Hoti – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në EBA.