Historia tragjike e nënës shqiptare/ Djali që njoha në rrjetet sociale më goditi me kaçavidë në bark, donte të abortoja

    Ngjarjet tragjike për gratë shqiptare nuk kanë të mbaruar.. Ka qenë një nënë e re shqiptare që ka treguar historinë e saj të dhimbshme.

    Ajo ka qenë e ftuar në emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus, ku rrëfeu sesi historia e dashurisë me një djalë që njohu në rrjetet sociale u shndërrua në një marrëdhënie torturuese, kur mbeti shtatzënë.

    Kur ajo mbeti shtatzëne i riu i kërkoi të abortonte dhe ajo pranoi, por kur shkuan për ta bërë një gjë të tillë, djali filloi ta dhononte, madje të bënte veprimin e rëndë duke e goditur me kaçavidë në bark. Kjo sepse nuk e donte fëmijën.

    Më pas ai u largua duke e lënë vetëm , ashtu të gjakosur dhe e reja i kërkoi ndihmë një shoqeje, e cila e mori në mbrojtje.

    Vajza nuk dëshiron të identifikohet, por sot ajo është bërë nënë dhe fëmija i saj është rreth 7 muajsh. Shqetësim për të është fakti që nuk ka komunikim me prindërit e saj dhe as me ata të ish-partnerit.

    “Ai e justifikoi dhunën duke thënë ‘ishte gabimi yt’. Duke qenë se e doja marrëzisht, ishte faji im”, u shpreh ajo.

    Më tej vajza tha se i ati i fëmijës ndodhet jashtë shtetit dhe ajo ka kontaktuar me të. Ai nuk e ka mohuar asnjëherë atësinë e fëmijës së tij.

    “Një burrë nuk quhet burrë nëse vë dorë mbi një femër, dhe vajzat nuk duhet të tremben”, ishte ky mesazhi i nënës së re për të gjitha vajzat që mund të gjenden në pozitën e saj.