I prishën takimin Ramës/ Ja momenti kur studenti nxirret me dhunë

    Është bërë e zakonshme që studentët që kundërshtojnë Ramën nëpër takime, nxirren jashtë me forcë. Kështu ka ndodhur edhe në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit të Mjekësisë, ku Rama ishte i pranishëm. Dy studentë kanë ngritur zërin duke thënë se studentët e mjekësisë i duan diplomat për t’u arratisur jashtë vednit. Ndërkohë menjëherë ata janë nxjerrë jashtë nga rojat e sigurisë.

    “Diplomën e duan si bileta për arratisje….”, u dëgjua një zë nga salla.

     “Është një individ në shërbimin tuaj që të filloni të ushtroni profesionin. Merreni, jepini recetën e duhur. Në kohën e kaq shumë barnave të rimbursueshme i merr falas dhe nesër do të jetë më mirë”, tha ai pasi dëgjoi studentin.