Jeni të mërzitur nga dimri, ja çfarë mund të bëni

Stina e dimrit nuk është nga më të mirat për të eksploruar dhe për t’u marrë me aktivitete. Ndonjëherë nga i ftohti vjen edhe melankolia dhe mërzia. Por nuk ka arsye pse të bini në dëshpërim gjatë dimrit. Janë disa gjëra që mund të bëni dhe do t’ju ndryshojë humori.

 Dilni për të blerë. Lexojeni librin që ka pritur tërë vitin për t’u lexuar nga ju. Shikoni filmat më të përfolur gjatë këtij viti.
Rregullojeni dollapin tuaj. Dimri është stina perfekte për ta bërë këtë gjë.
Dilni dhe shëtitni në qytet.
Ngjituni  në male.
Filloni një plan të ri stërvitjesh.
Shkoni për ski.
Ndihmoni të tjerët.