Ngjarje horror/ Tavani i tualetit kullonte gjak, burri zbulon vdekjen tragjike të fqinjit

Një ngjarje tmerruese ka ndodhur në Kanada ku që prej 15 janarit, tualeti i Adam Hockett filloi të rridhte gjak.

Ai zbuloi se fqinji i një kati më sipër ishte rrëzuar dhe kishte çarë kokën, kështu gjaku filloi të rridhte në tualetin e tij. Hockett telefonoi kompanitë e menaxhimit të ndërtesës, por nuk u mor seriozisht prej tyre derisa publikoi fotot në facebook.

Pasi trokitën në derën e fqinjit dhe askush nuk u përgjigj, ata telefonuar 911 dhe shërbimet e urgjencës e gjetën trupin e tij të pajetë prapa derës pasi hasën vështirësi të futen.

Sipas ekspertëve të mjekësisë ai kishte qëndruar i vdekur në tualet për disa ditë.

Hockett hedh akuza mbi kompaninë e menaxhimit pasi ata reaguan vetëm pasi postimi u shpërnda 5 mijë herë në media sociale.