Puthi Papën në ballë, fotoja po bëhet virale

    Një foto e një besimtari që puth në ballë Papën është bërë virale.Papa Françesku ka realizuar një vizitë në sallën e “Paul VI”, dhe aty është surprizuar nga ky veprim I burrit 40-vjeçar.I veshur thjeshtë me një bluzë blu, 40-vjeçari përveçse e puthi në ballë ka arritur ta përqafojë Papën.

    Mësohet se Papa gjatë fjalës së tij një rëndësi të veçantë i kushtoi audiencës së besimtarëve ku edhe iu drejtua me mesazhe për të qëndruar larg dhunës.

    Më vonë u mësua se personi i cili arriti të puthte Papën ishte pjesë e eventit të aktorit dhe piktorit francez 89-vjeçar, Michel Lonsadale, një katolik i angazhuar për një kohë të gjatë në “Rinovimin Karizmatik”, një lëvizje që ka dhjetëra miliona besnikë në të gjithë botën dhe që Papa Françesku takohet çdo vit.

    Nuk është hera e parë që foto të Papës bëhen virale, pasi më parë Ai u bë pjesë e rrjeteve sociale pasi goditi me shuplakë në dorë një besimtare kineze që nuk po ia lëshonte dorën.