Renditja e re e FIFA-s/ Nuk ka ndryshim për Shqipërinë, ja kush mban vendin e parë

Është publikuar renditja  e re e FIFA për ekipet kombëtare. Duke qenë se nuk janë luajtur ndeshje, nuk ka pasur ndryshime të mëdha në pozicione.

Për Shqipërinë nuk ka ndonjë ndryshim në pozicion pasi Kombëtarja jonë e futbollit renditet ne vendin e 66-të me 1365 pikë, po ashtu edhe Kosova, që renditet në vendin e 115 me 1174 pikë.

Në vendin e parë ndodhet Belgjika me 1765 pikë, e ndjekur nga Franca me 1733 pikë dhe Brazili në vendin e tretë me 1712 pikë.