SKANDALI/ Ja si e fshehu Spitali Amerikan vdekjen e 23-vjeçares pas lindjes së foshnjës

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur te Spitali Amerikan ku një vajzë e re 23-vjeçe ka humbur jetën pasi lindi djalin e saj 5 ditë më parë në kryeqytet. Lajmi nuk është bërë i ditur në asnjë media.

    Jeta Osh Qef shkruan se 23-vjeçarja që humbi jetën është Heris Meçe e cila lindi djalin e saj në 14 shkurt e më pas ra në koma për 13 orë dhe në mengjësin e të hënës ajo ndërroi jetë. Sipas JOQ 23-vjeçarja ndërroi jetë pasi mjekja e spitalit në fjalë nuk I kishte bërë gjilpërën e hollimit të gjakut pas lindjes