Ushtronte dhunë në familje dhe mbante armë pa leje, arrestohet gruaja në Prishtinë

Një grua e cila dyshohet për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje është arrestuar nga Policia e Prishtinës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në lagjen Hajvali të Prishtinës, ku patrulla policor ka ndërhyrë në rastin ku dyshohej se kishte dhunë familjare dhe armë.

Policia ka arrestuar një grua të dyshuar dhe ka konfiskuar një armë me tetë fishekë të kalibrit 7.6 milimetër.

Në raportin 24 orësh, policia ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt