Bullizmi/ 9- vjeçari përloti botën, aktori i madh mbledh 150 mijë dollarë për t’i bërë atij një surprizë

    Ditën e djeshme video e një fëmije 9 vjeç, viktimë e bullizmit në shkollën e tij, për shkak të problemeve të tij fizike, bëri xhiron e botës. Por lajme të mira vijnë për vogëlushin. Komediani Brad Williams, ka vendosur ta dërgojë 9-vjecarin në Disneyland. Ai ka mbledhur përmes GoFundMe rreth 150,000 dollarë.

    Komediani Williams, shkruan: ‘Unë po krijoj këtë GoFundMe për të njoftuar se ngacmimet e tilla nuk do të tolerohet, dhe se ai është një qenie njerëzore e mrekullueshme që meriton gëzim.”

    Djaloshi 9 vjecar është përballur me një pafundësi mesazhesh mbështetëse nga miq por edhe të huaj. Ekipi lokal i basketbollit e ka ftuar vogëlushin të dalë në fushë me ta të shtunën. Nëna e tij e cila e ndau videon në “facebook”, thotë se kjo ishte një përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin për pasojat e bullizmit.