Dënohet babai monstër, vrau vajzën e tij 14 muajshe pasi i theu këmbën dhe e kafshoi mizorisht

Një 33 vjeçar është dënuar në Angli. Ai është akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 14-muajshe. Ai akuzohet se pasi e ka torturuar, babai monstër më pas e ka vrarë.

Vajza 14 muajshe kishte dëmtime në zonën e kokës dhe qafës, gjakderdhje në tru dhe në sy. Asaj i ishte thyer kyçi i një prej këmbëve dhe kishte dy shenja kafshimi në dorë dhe kofshë.

Mësohet se një natë më parë çifti kishte debatuar dhe flinin në dhoma të ndara. Ditën e vrasjes së foshnjës, 33 vjeçari kishte mbetur vetëm me vajzën e tij në shtëpi pasi bashkëshortja Leanne Thompson, 27 vjeç, kishte shkuar në punë, shkruan Birmingham Mail

Vendimi për Daniel Ashurst u dha nga Gjykata e Manchester Croën.