E frikshme/ Në Itali shkon në 14 numri i të prekurve me koronavirus, po bëhet gati karantina

    Milan, ITALY - Coronavirus emergency! The arrival of a suspected case at the infectious diseases department at Sacco hospital.Pictured: Coronavirus spreading through Milan during Fashion Week! BACKGRID USA 21 FEBRUARY 2020 USA: +1 310 798 9111 / usasales@backgrid.comUK: +44 208 344 2007 / uksales@backgrid.com*UK Clients - Pictures Containing ChildrenPlease Pixelate Face Prior To Publication*

    Në Itali po bëhet gjithnjë e më shqetësuese situata e krijuar nga koronavirusi. Deri tani numri i të prekurve ka shkuar në 14, ndërsa 5 prej tyre janë staf në spitale, kurse tre të tjerë janë pacientë.Përveç rasteve të konfirmuara, dyshohet se janë prekur edhe dy persona në Veneto.

    Në Lombardi, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendimin për 10 komuna që të pezullohen të gjitha veprimtaritë publike, tregtare, lojërat, sporteve dhe mbylljen e shkollave.

    Gjithashtu do të hapet një karantinë ku do të shtrohen të gjithë njerëzit që vijnë nga zonat e prekura nga epidemia, ku kapaciteti për të shtruarit do të jetë për 180 njerëz.

    Mediat vendase shkruajnë se Instituti i Lartë i Shëndetësisë ka paralajmëruar se të gjithë ata që  kanë simptomat si ethe, kollë, dhe vështirësi në frymëmarje, duhet të telefonojnë 112 dhe të mos shkojnë në urgjencë pasi mund të infektojnë edhe të tjerët.