FOTOLAJM/ Protestojnë fermerët! Tregu vendas mbushet me importime prodhimet vendase hidhen në lumë

    Ditën e sotme në Lushnjë, fermerët janë duke zhvilluar një protestë. Ata janë duke hedhur në mënyrë simbolike, prodhimet e tyre në rrugë, pasi nuk kanë treg për ti shitur. Sikurse dihet, një pjesë e mirë e produkteve që Shqipëria konsumon, importohet nga jashtë, duke mos i lënë hapësirë fermerit shqiptar, të përdorë tregun vendas për shitjen e prodhimeve të tij.

    Nuk dihet ende pse nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e instancave përkatëse, edhe pse të dhënët prioritet prodhimit të huaj përpara atij vendas është një shkelje ligjore, ku Ministria e Bujqësisë duhet të mbajë përgjegjësi ligjore.

    FOTOLAJM NGA PROTESTA E FERMERËVE

    “Po jam fermer, fukara dhe me nder, nuk jam hajdut dhe milioner,  nuk mbjell drogë, mbjell domate, luleshtrydhe, qepë, patate, por në fund nuk mbetet lekë, kemi ngelur të gjithë pa brekë. E së fundi kam një fjalë, nuk dorëzohem sa të jem i gjallë”,