“Na nxirrni, jemi këtu poshtë“/ Zbulohet Fabrika e nëndheshme e cigareve, punëtorët kishin mbetur brenda

    Është zbuluar një fabrikë e paligjshme cigaresh në spanjë, ku 6 punëtorë të huaj ishin duke gulçuar për t’u mbushur me frymë derisa u shpëtuan nga autoritetet.

    Personat që dyshohet se e drejtonin fabrikën ishin 12 shtetas që u arrestuan, njoftoi BBC.

    Bunkeri ndodhej nën stallat e kuajve në provincën jugore Malaga dhe arrinte në prodhimin e deri në 3500 cigare të falsifikuara në orë.

    Në BE ishte hera e parë që gjendje një fabrikë për cigare të falsifikuara.Kështu deklaroi policia spanjolle dhe Europol.

    Në të u gjetën 6 punëtorë ukrainas dhe lituanezë po merrnin frymë me vështirësi për shkak se një gjenerator, që ishte vënë  për të pompuar ajrin brenda bunkerit, nuk po funksiononte më.

    Më herët atë ditë ishin arrestuar 20 persona, por nuk e kishin njoftuar Policinë se punëtorët ishin akoma brenda.

    Të gjendur në Panik, punëtorët zhurmuan dhe thirrën nga brenda ndërkohë që policia kontrollonte zonën. Përfundimisht, oficerët i gjetën dhe i nxorën jashtë.

    Ndër të tjera policia konfiskoi 153 mijë pako cigaresh, më shumë se 17 ton duhan role, 20 kg hashash dhe 144 kg marihuanë.