Shënohen 4 viktima nga koronavirusi në Iran, rritet numri i të infektuarve

    Koronavirusi vazhdon përhapjen masive edhe jashtë Kinës. Dy ditë mjaftuan që në Iran të shënoheshin 4 viktimat e para nga pneumonia vdekjeprurëse. Dy viktimat e para u konfirmuan në 19 shkurt në  provincën Qom.

    Në mënyrë të befasishme numri I të infektuarve u rrit në dy ditë në 18, mes të cilëve u shënuan 2 viktima të tjera. Ndërkohë 14 të infektuarit e tjerë janë në karantinë.